English

Griselda Blanco, vritet mbretëresha e biznesit të kokainës në Kolumbi

Një trafikante droge e pamëshirshme të njohur si "ndrikull Kokaina 'e cila ishte burgosur në SHBA për tre vrasje trishtuese u qëllua me armë nga një vrasës i maskuar hipur në një motor.

Griselda Blanco, 69, besohet të ketë urdhëruar dhjetra ekzekutime gjatë epokës famëkeqe "cocaine cowboys" të viteve 1970 dhe 80 në Miami.

Në një ironi të zymtë, mënyra e vrasjes së saj ishte e ngjashme me vrasjet brutale që ajo vetë i kishte organizuar dhe futur me armiqtë e saj.

Blanco ishte ndër kolumbianët e parë që trafikoi kokainë nga Kolumbia në drejtim të Shteteve të Bashkuara në sasi të mëdha në vitet ’70 dhe ’80.

Ajo ngriti disa nga rrugët kryesore të depërtimit të drogës, të përdorura më vonë nga karteli Medellin.

Ajo u vra në rrugë kur ishte duke dalë nga një dyqan. Ajo u tërhoq në fillim nga dy burra me motorr dhe u qëllua me plumb në kokë.

Nelson Andreu, një ish-agjent i vrasjeve në Miami që kishte hetuar atë, tha: "Është e habitshme për të gjithë se si ajo nuk është vrarë shumë më herët, pasi me tërë ato vrasje që ka bërë duke filluar që nga 2 vjeçarët ajo kishte shumë armiq."

"Kur ju vrisni aq shumë njerëz dhe dëmtoni aq shumë si ajo bëri, kjo është vetëm një çështje kohe"

Blanco shkoi nga një xhepiste e thjeshtë në drejtuese e një perandorie që transportoheshin rreth mijëra euro kokainë në muaj.
Nga tre djem, 2 iu vranë po ashtu dhe tre burrat e saj.
E dënuar në një burg amerikan për trafik droge në vitin 1985, ajo kaloi rreth 20 vite në burgun amerikan për tu deportuar më pas në Kolumbi në vitin 2004.
Familja e saj tha se pasi ajo u kthye në Kolumbi ndërpreu të gjitha lidhjet me krimin e organizuar.

Policia po heton për shkaqet e vrasjes.

KOMENTE