English

Mësuesja 39 vjeç seks me nxënësin 12 vjeçar. Mendoja se më dashuronte

Historitë me mësuese lidhur me mardhëniet seksuale që krijojnë me nxënësit apo nxënëset e tyre nuk kanë të sosur.
Një tjetër rast i një mësueseje franceze, 39 vjeç, ndodhur në shkollën private Nazareth de Chavagnes en Paillers, në rajonin e Loira, në perëndim të vendit, është dënuar me 6 muaj burg si dhe me një gjobë prej 6 mijë euro, për “dhunë seksuale tek minorenët”, pasi nga viti 2007 deri në 2009 kishte patur një marrëdhënie seksuale me një nga nxënësit e saj, i cili ishte vetëm 12 vjeç. Mosha e lejuar në Francë përsa i përket maturisë seksuale është 15 vjeç. Kjo histori kishte ndodhur në kohën kur 12 vjeçari frekuentonte këtë shkollë.

Mësuesja ishte emartuar kishte 5 fëmijë dhe ishte besimtare katolike.
Ajo pas dënimit e këtej nuk do të mund të ushtrojë asnjë profesion që përfshin kontaktin me fëmijët.

“Mendoja vërtetë se më dashuronte,” u justifikua mësuesja përpara gjykatës së La Roche sur Yon. Sipas saj bëhej fjalë për “një dashuri të verbër” dhe për një “mëkat vdekjeprurës që e torturonte”. Ishin pikërisht senset e fajit që e çuan gruan drejt pranimit të krimit tek një prift më parë dhe të takonte familjen e viktimës më pas në 2011-tën.
Avokati i saj tha se mësuesja iu dorëzua drejtësisë pasi “donte të merrte përgjegjësinë e saj penale dhe morale.”

KOMENTE