English

Sherri përfundon me tre të plagosur në spital dhe tre në polici

Sherret e çastit tani përfundojnë direkt me gjuajte pistolete ose armë të tjera.
Kështu ka ndodhur në Bulgarec të Korçës ku tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri të çastit.

Jorgo dhe Algerd Burda, 60 dhe 33 vjeç janë konfliktuar me Erion, Xhuljan dhe Klenart Potkën. Sipas policisë së Korcës Erion, Xhuljan dhe Klenart Potka e kanë goditur me sende të forta Algerd Burdën dhe në atë moment Jorgo Burda ka qëlluar me çifte duke plagosur Klenart Potkën.

Të tre të plagosurit Algerd Burda, Jorgo Burda dhe Klenart Potka janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë shëndetësore në spitalin e Korçës, ndërsa janë shoqëruar në polici shtetasit Erion dhe Xhulian Potka si dhe Jorgo Burda në akuzën “plagosje me dashje”.

Policia po heton shkaqet e kësaj "çmendurie" zënkash banale.

KOMENTE