Ministria greke e Transportit, pa asnjë lloj paralajmërimi vendos në mënyrë të menjëhershme që të gjitha linjat e udhëtarëve që lidhin Greqinë me Shqipërinë, dhe kalojnë nga dogana e Kakavijës të mos funksionojnë.
Pse?
Me greqinë dhe që kalojnë përmes kësaj pike operojnë 22 linja udhëtarësh të cilave u është bllokuar biznesi.
Drejtori i Osumi travel, Andrea Maramathias, lë të kuptohet se pas vendimit fshihen interesa të dyshimta.
“Ne jemi një kompani që filluam të operojmë në treg pas detyrimeve që i vuri kompanisë sonë në Shqipëri, ligji grek. Bëmë investim dhe filluam të punojmë brenda detyrimeve ligjore që ai përmban. Na habit fakti që ministria greke në mënyrë të nxituar dhe të pa precendentë, veproi duke na hequr lejën. U bëjmë thirje të mos na dëmtojnë bizneset tona, pikërisht në këtë kohë që vendi ynë po kalon krizë. Duhet të hetohet kush përfiton nga ky vendim”, tha Andrea Maramathias, drejtor i “Osumi Travel”
Ndërsa për palën shqiptare, përfaqësuesi i kompanisë “Osumi Travel”, Ali Dyrmishi vë alarmin, për atë që e quan një “katastrofë” ekonomike. Zoti Dyrmishi shprehet se me këtë vendim mbrohen interesa të tjera dhe sipas tij, bëhet fjalë për të favorizuar konkurrencën, KTEL-in e Janinës. Përfaqësuesi i OSUMI Travel tregon se në ministri në Athinë iu është thënë që partneri grek ka probleme, por sipas tij, pasojat e këtyre problemeve nuk duhet të prekin kompanitë shqiptare.
“Bllokimi i të gjitha këtyre linjave do të thotë miliona euro të hedhura. Ne kërkojmë nga ministri i Transporteve dhe ambasadori ynë në Greqi që të reagojnë e të marrin masa, sepse ndryshe do të ndodhë katastrofë në Kakavijë. Nuk mund të penalizohen me një vendim të tillë, qindra dhe mijëra familje shqiptare”.