English

Sulejmani i madhërishëm. Kush është Hürrem Sultan - (Meryem Uzerli)?

Seriali televiziv “Sulejmani i madhërishëm” ka rrëmbyer zemrat e shumë teleshikuesëve që mezi presin të vijë dita dhe ora për ta ndjekur atë.
Seriali “Sulejmani i madhërishëm” është cilësuar si realizimi më i madh turk i të gjitha kohërave. Kjo për faktin se ishte investuar jashtëzakonisht shumë në të, në aktorët dhe gjithçka tjetër që e përbënë këtë serial.

"Investim dhe rrisk i madh për një rezultat të madh"

Aktorët me famë konkurruan për të marrë ndonjë rol në këtë projekt, por njëri nga rolet kryesore të serialit, ai i dashurisë së Sulltanit, sulltanesha Hyrrem, i takoi 29 vjeçares e cila nuk kishte as edhe një ditë përvojë në këtë fushë.
Ajo ka lindur në gusht të vitit 1983. Në një intervistë për mediat turke, Meryem Uzerli tregon se si arriti deri tek ky rol.

“ Një miku im dëgjoi që po kërkojnë aktoren kryesore për atë projekt. Unë menjeherë u interesova dhe iu lajmërova produksionit në telefon. Menjeherë pas audicionit me thanë se e kam fituar rolin. Për këtë më është dashur të jetoj një vit në Turqi. Kjo më beri mirë, pasi e njoha rrethin. Nëna ime është gjermane, kurse babai turk. Në Turqi e njoha pjesën tjetër të gjakut tim, sepse vetëm disa herë pak qenë këtu në vizitë familjes së gjerë. Që kur pranova të aktroj në serial, jetoj në relacionin Gjermani-Turqi, dhe kjo ende nuk më ka shkaktuar problem”.

Ajo tregon se ka pas vështirësi ta përvetësojë gjuhën turke dhe ka punuar shumë që të largonte theksin gjerman nga e folura e saj.

Martesa e kryepersonazhit Halit Ergenc, i cili luan sulltanin dhe bashkëshortes së tij Bergüzar Korel, e njohur për rolin e Shehrazades ne serialin “1001 netë”, u komentua disa herë në krizë për shkak të xhelozisë së saj për Hyrremen. Por kjo sipas saj nuk është e vërtetë.

“Po, është shkruar sikur unë jam fajtore për prishjen e martesës së Halitit, pastaj që mes meje dhe Nurit, e cila luan rolin e gruas së parë të Sulltanit Mahiderve, ka konflikte në xhirime, se nuk duhemi dhe nuk respektohemi. Gjithashtu është thënë se jam lesbike, por edhe që kërkoj të dashur në mesin e kolegëve aktorë. Të gjitha janë gënjeshtra”.

Meyrem ka qenë e fejuar para se të vinte në Turqi, por përmes një letre lamtumirëse në të cilën gjendej edhe unaza ajo i dha fund fejesës. .

KOMENTE