English

Amerikani ndalohet në aeroport se kishte Penisin e madh

Një burrë i njohur për penisin e tij të madh, u ndal nga forcat e sigurisë në aeroportin ndërkombëtar në San Francisco, muajin e kaluar, ku u morr në pyetje pse pantallonat e tij ishin të fryra
Jona Falkon, 41, ka një organ i cili është 9,5 inç i gjatë në gjendje normale dhe kur erektohet shkon 33 centimetra, sipas revistës Rolling Stone. Ai ka marrë pjesë në një sërë dokumentarësh rreth penisit më të madh në botë.

Ai po kthehej për në Nju Jork nga San Francisko më 9 korrik, kur ai u ndal, nga Agjentët e sigurimit të aeroportit pasi panë një fryrje e cila varej poshtë mbi kofshën e majtë lart.
"Ata donin të dinin nëse kishte diçka në xhepat e mi, dhe kur kam thënë jo, ata pyetën nëse kam pasur një lloj errektimi," tha Jonah.
Ai u tha atyre se ishte penisi i tij, dhe ata e kontrolluan përsëri për ta verifikuar. Por për Jonah nuk ishte hera e parë që i ndodhte kështu.

"Unë kam kaluar nëpër (skaner) më parë, dhe unë nuk isha i shqetësuar. Madje dhe në rrugë shumë njerëz më pyesin, ndonjëherë ndihem në siklet ndonjëherë i them por ata qeshin dhe më ngelet që vetëm t'ja tregoj sa herë që më pyesin përgjigjet ai.

Nëna e tij është shprehur në një emision se ai që kur ishte 10 vjeç, ka patur një penis më të madh se normali në moshën e tij.
Ai ka lindur kështu, dhe ai ishte gjithmonë i madh për moshën e tij. Por nuk është penisi i tij i madh, kjo është nevojë e shoqërisë e fiksimit mbi të. Ne jemi në një botë ku njerëzit shohin pjekurinë e tyre përmes penisit".

KOMENTE