English

Arrestohen vjedhësit e kasafortës në rrugën "Siri Kodra" Tiranë

Shtetasit Miklain Metalia, Dritan Rexhaj dhe Ali Kastrati bien nën prangat e policisë së Tiranës me akuzë grabitjen.

Në 24 gusht të tre shtetasit kanë grabitur në rrugën "Siri Kodra" një kasafortë me euro në një magazinë me materiale ndërtimi.

Ata e kishin zbërthyer me forcë kasafortën dhe kishin marrë sasinë prej 11 mijë eurove që ndodheshin në kaafortë.
Pas disa javë hetimi dhe pas provave të sigurta u bë e mundur arrestimi i personave të lartpërmendur nga blutë e Tiranës.

KOMENTE