English

Marrëveshje midis administratës tatimore shqiptare dhe agjencisë tatimore të Kosovës

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh mes Drejtorisë së Përgjithshme të
Tatimeve dhe Administatës Tatimore të Kosovës, në datën 7 Shtator 2012, në 100 vjetorin e Pavaresise dhe ne qytetin simbol te historise Prizren, u organizua takimi për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Delegacionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të Shqipërisë, kryesuar nga Z.Gazmir Spahija, Drejtor i Përgjithshëm dhe Administratës Tatimore të Kosovës, kryesuar nga Z. Behxhet Haliti,Drejtor i Përgjithshëm.
Marredhëniet midis dy Administratave të nisura prej vitit 2003, kanë vazhduar në mënyrë intensive duke u forcuar më shumë pas krijimit të shtetit të ri të Kosovës dhe shpalljes së Pavarësisë së saj.
Gjatë këtyre viteve janë zhvilluar vizita të ndërsjellta nga ekipe të eksperteve të dy administratave, të cilat kanë konsistuar në shkëmbimin e informacionit dhe pervojës, në përafrimin e legjislacionit tatimor të dy vendeve, kontrollin e Lojrave të fatit, mënyrën e vjeljes e Tatimit mbi fitimin, shërbimin ndaj tatimpaguesve, deklarimin elektronik të detyrimeve tatimore, procesin e vendosjes së pajisjeve fiskale dhe kuadrin ligjor përkatës, etj.

Gjithashtu në vitin 2004, nga UNMIK është nënshkruar “Marrëveshja midis Shqipërisë dhe Kosovës për shmangien e tatimeve të dyfishta lidhur me tatimin mbi të ardhurat dhe kapitalin dhe parandalimin e evazionit fiskal”, e cila ka hyrë në fuqi në 1 Janar 2006. Pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, kjo marrëveshje është rinegociuar. Raundi i parë i bisedimeve është zhvilluar në Tiranë në shtator 2011.
Ky bashkëpunim do të zhvillohet në formën e shkëmbimeve të eksperiencës me
anë të takimeve dhe vizitave studimore rajonale dhe qëndrore, të cilat do të
mundësojnë takime ekspertësh dhe niveleve drejtuese të të dy palëve si dhe të
organizimit të seminareve, grupeve të punës, trajnimeve ose konferencave;projekteve të posaçme.

Marrëveshja e nënshkruar shpreh vullnetin e përbashkët të dy Administratave
për të rritur nivelin e bashkëpunimit, zgjerimit të marëdhënieve dypalëshe me përfitim ngritjen profesionale të stafeve respektive, shkëmbimit të eksperiencave në fusha të para me prioritet nga secila prej tyre. Kontributi i përbashkët dhe i seciles prej dy Administratave do të cojë në rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit të tyre në luftë kundër korrupsionit dhe evazionit fiskal, për forcimin e shtetit ligjor, për parandalimin dhe shmangien e praktikave korruptive dhe abuzive, në zbatim të Legjislacioneve përkatëse.

KOMENTE