Pasditen e sotme pranë kryqëzimit te kompleksi Tajvan, motori me targa TR 301 H ka plagosur një kalimtare e cila nuk ishte identifikuar.
Policia ka transportuar të plagosurën në gjendje të rëndë në spital ndërkohë që ka arrestuar drejtuesin e motorit që sipas bluve të Tiranës pas provës së bërë për pije alkoolike ka rezultuar pozitiv.