Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, me indinjatë të thellë dënon aktin terrorist, qyqar e tinëzar ndaj patrullës së policisë së Republikës së Kosovës dhe autokolonës të misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX në afërsi të Zubin Potokut, ku persona të maskuar dhe me armë dolën në pritë dhe sulmuan ku plagosën një pjesëtare të policisë së Kosovës.
Presidentja e Kosovës shpreh përkushtimin dhe angazhimin e institucioneve për ata që zunë pusi dhe sulmuan policinë e Kosovës, duke rrezikuar jetën e pjesëtarëve të saj, do të zbulohen dhe do të marrin dënimin nga organet e drejtësisë.
Aktet e tilla janë të patolerueshme dhe dënohen e gjykohen nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që angazhohen për rend dhe qetësi, për sundim të ligjit dhe për lëvizje të lirë në të gjithë territorin e vendit.