Sheyla Hershey, 30 vjeç, është modele në Teksas por e lindur në Brazil. Hershey ka marrë operacionin e saj të parë për zmadhimin e gjinjve të saj si një dhuratë për ditëlindje nga i dashuri i saj. Dhe që atëherë, ajo nisi një udhëtim për të bërë gjinjtë e saj më të mëdhenjtë në botë përmes operacioneve plastike.
Tani ajo është kthyer në një prej femrave më të famshme në Amerikë, për shkak të operacioneve të saj plastike në gjokse. Ajo ka bërë plot 22 operacione, duke harxhuar 250 mijë dollarë. Tashmë gjokset e saj kanë një diametër prej 142 centimetra, ndërsa peshojnë 4 kilogramë.
Megjithatë, pavarësisht se Sheyla ndihet e lumtur, gjokset e saj të mëdha i shkaktojnë disa probleme. Ajo tallet dhe ironizohet shpesh në rrugë për gjokset e saj të mëdha, nuk mund të vrapojë dot, nuk mund të shtrëngojë vajzën në gji dhe shpesh herë, ushqimi që ha, përfundon pikërisht sipër gjoksit të saj. Por, sipas Sheylas, e cila i konsideron gjokset si pjesën më të mirë të jetës së saj, “ky është çmimi që duhet të paguajë për bukurinë!”.