“Shtetasit shqiptarë duhet të bashkëpunojnë edhe me drejtues vendorë apo anëtarë të parlamentit për nisma të tilla. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë për një të ardhme më të mirë. Ambasadori Arvizu e ka nisur këtë projekt 3 muaj më parë pasi është tipike për qytetarët amerikanë që të bashkëpunojnë për të bërë më të mirë jetën në komunitet”.
Këto kanë qënë fjalët e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Filip Riker i cili ka marrë pjesë në përurimin e fillimit të ndërtimit të një stacion autobusi në Kashar me materiale riciklimi mbetjesh plastike.
Projekti është nismë e ACT NOË, e nisur nga Ambasada Amerikane ku përmes kësaj nisme duhet të ndryshohet opinioni mbë mbetjet plastike. Ato duhen parë dhe si mjet funksionimi.