English

Plagosje me armë zjarri në Fier

Goditje me armë që famirësisht ka përfunduar jo me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit.

Në lagjen “8 Shkurti” 35-vjeçari me inicialet M. Arapi është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar në momentin e hipjes në makinën e tij.

Policia ka dërguar me urgjencë të plagosurin në spital ku sipas mjekëve gjendja e tij mbetet e rëndë, ndërsa kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

KOMENTE