Epo dhe gëzimet kthehen në hidhërime. Kështu ka ndodhur në një dasmë në fshatin Jogodinë në Elbasan, ku 56-vjeçari Pëllumb Beleku nga fshati Çermë i Lushnjës goditet për vdekje me thikë nga fqinji i të zotit të dasmës, Blerim Esja.
Motivet duket se janë grindjet banale të çastit që shumë shpesh dhe në dasma janë të pranishme sidomos kur kthejnë dhe gotat e rakisë.
Policia e shkuar në vendngjarje ka shkuar në banesën e autorit por ai është mbyllur brenda dhe nuk pranon të dalë.