“Pakoja e Ahtissarit komplet nuk mund të implementohej në veri për shkak se janë rrethana objektive që përveç institucioneve tona kanë përgjegjësi edhe ndërkombëtarët. Për pjesët e tjera ku është nën përgjegjësitë tona është përmbushur dhe ka ardhur më në fund edhe përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë”
Këto fjalë ka thënë Ministri i Punëve të Brendshme, të Kosovës Bajram Rexhepi, një ditë pas sulmit me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës (PK) dhe të EULEX-it në veri, ka deklaruar se kjo pjesë e Kosovës edhe më tutje ka probleme dhe sfida të shumta dhe se aty është krijuar një situatë e padurueshme.
Si zgjidhje për këtë situatë ai ka konsideruar se do të ishte një dialog i brendshëm me përfaqësues të komuniteteve.Sipas Rexhepit, Qeveria e Kosovës, si dhe ndërkombëtarët kanë qenë të vetëdijshëm para se të vendoset për fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë se Pakoja e Ahtisasrit nuk mund të implementohet komplet në veri të vendit.