Futbolli anglez tronditet nga vendimi i gjykatës për 18 vjeçarin Andrew Hall i cili akuzohej për vrasjen e të dashurës së tij më në fund ka marrë vendimin jo të dëshiruar nga drejtësia britanike me burgim të përjetshëm.
Lojtari i skuadrës së të rinjve Stoke City, Andrew Hall është dënuar me burgim të përjetshëm.
Talenti i mesfushës që projektohej për skuadrën e parë, u shpall fajtor për vrasjen e të dashurës 15-vjeçare, Megan Leigh Peat për motive xhelozie.
Ngjarja ndodhi gjatë një feste në Bedforshire. Vendimin për burgim të përjetshëm e mori gjykatësi Richard Foster, i cili la të hapur mundësinë e rigjykimit të lojtarit pas 10 vjetësh.