English

Denis Çengeli bie në prangat e policisë pasi aksidentoi për vdekje 2 motrat Hekurani

Denis Çengeli ka qënë i shumëkërkuari nga policia i cili ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit ditën e sotme pasi në datën 12 gusht të po këtij viti ai ka aksidentuar për vdekje dy adoleshentet dhe ka plagosur nënën e tyre.

Arrestimi i tij ka erdhur si rezultat i ndihmës nga publiku pasi është vendosur shuma 5 mijë dollarë nga ana e policisë së Elbasanit për informatorin e saktë.

Vjola e Baftjare Hekurani kanë qënë dy viktimat të cilat shoqëroheshin dhe nga nëna e tyre ku akoma dhe sot nuk janë zbardhur shkaqet e aksidentit.

Policia tani pret të zbardhë me detaje ngjarjen.

KOMENTE