English

Falë tij Shqipëria hyri në modën botërore

Në programin “Poke” në Top Channnel ishte i lidhur në Skype një prej personazheve shqiptare më të vlerësuar në botë, fotografi i mirënjohur Fadil Berisha. Me nënshtetësi amerikane, ai jeton në Nju Jork dhe është fotografi zyrtar i Miss Universe dhe Miss USA, si dhe i markës prestigjoze “Rolex”.

Fadili udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara në moshën 13-vjeçare. Punët e tij të para ishin të fotografonte koleksionet e reja të stilistëve, që më pas bëheshin pjesë e vitrinave të dyqaneve. Më pas gjithçka erdhi në ngritje dhe ai filloi të angazhohej si fotograf në agjencitë e njohura si Avon, Bloomingdale's, Macy's, Nordstrom's, e të tjera.

Editorialet e tij janë publikuar në revistat më të lexuara dhe më me influencë në botë, si “Vogue”, “Mademoiselle”, “Elle”, “Allure”, “Cosmopolitan”, “Glamour”, “Harper's Bazaar”, “Marie Claire”, “Seventeen”, “V”, “Vanity Fair”, “Ë”, “Esquire”, “GQ” dhe në Shqipëri revista “Jeta”, ndërsa në Kosovë në revistat “Kosovarja” dhe “Teuta”.

Fadil Berisha ka punuar me “celebrity”, me njerëz të famshëm, si Tyra Banks, Donald Trump, Russell Simmons, Bill Clinton, Roger Federer, Halle Berry, Snoop Dogg, Fergie, Patti LaBelle, Harry Belafonte, Jennifer Beals, Beverly Johnson, Robert Evans, Kim Kardashian, etj.

Aktualisht Fadil Berisha, ky ambasador i kulturës Shqiptare, ndodhet në Nju Jork, për NY Fashion Week, për prezantimin e koleksioneve të reja të markës së njohur të fustaneve “Sherill”.

Albana: Përshëndetje, Fadil! Aktualisht ti ndodhesh në Fashion Week, ku po prezantohet linja më e re e “Sherill”, marka e njohur jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe këtu në Shqipëri, duke qenë se miset që në kanë përfaqësuar vit pas viti janë fotografuar me ty me të tilla veshje. Fadil, si po ia kalon? Si është atmosfera aty?

Fadili: Shumë bukur. Pak rrëmujë, sepse është një fashion show për Sherri Hill dhe ka shumë njerëz. Ndaj dhe është pak rrëmujë... noisy.

Albana: Besoj se të pranishme janë disa prej modeleve tona dhe miseve tona që na kanë përfaqësuar në Miss Universe dhe tani pa frikë janë shndërruar në disa prej modeleve më të preferuara atje. A janë ato në këtë sfilatë?

Fadili: Kjo është sfilata e Sherill Hill dhe hapja është me Miss Universe Venezuela. Gjithashtu, kemi edhe dy shqiptaret Marigona Dragusha dhe Orjeta Hoxha nga Kosova. Jemi krenarë që këtë vit kemi shqiptare këtu në javën e modës.

Albana: I pranishëm është edhe Donald Trump, një bashkëpunëtor i juaji. Atëherë Fadil, pak kohë më parë ka pasur një problem që u has në profesionin dhe në punën tënde. Ndërsa zhvillohej Miss United States vajzat u pikturuan në trupin e tyre, një lloj arti body-painting, dhe u fotografuan me rroba të brendshme, ndërkohë që u konsideruan si të përdorura, si objekte seksuale nga shumë media amerikane. Çështja shkoi deri në CNN, ndërkohë që ishte vetë Donald Trump i cili mbrojti këtë kauzë, e cila kaloi e gjitha në favorin tënd. Fadil, si ndodhi e gjithë kjo? Unë bëra një parantezë, por konkretisht për publikun është totalisht një informacion i panjohur.

Fadili: Kjo është një Miss U.S.A e Donald Trump. Donald Trump ka Miss Universal, Miss U.S.A dhe Miss Pink. Ishim në Las Vegas dhe ramë dakort që të bënim foto shumë më seksi, meqenëse është një vend shumë më i hapur, është një gjë shumë më interesante dhe ishte një reklamë shumë e mirë. I bëmë ato “In Vegas ëith Fadil Berisha”. Dhe kjo është një gjë shumë e rrezikshme, sidomos nëqoftëse se kalon kufirin e 'llogarit' dhe humb fotografia. Por nëqoftëse ti e mban kufirin aty dhe nuk e largon, është tjetër gjë. Unë nuk isha vetëm në atë takim dhe kur ata panë fotograifnë e parë, vajza ndryshoi aq shumë, u bë aq seksi, aq “Victoria Secret” dhe ata morën guximin ta përdornin këtë moment sepse e panë që vajza ishte e mbrojtur dhe fotografia e mbrojtur. I morën 4 fotografitë dhe i futën në CNN, domethënë se dikush i vodhi fotografitë Fadil Berishës. Aty më kapën të gjitha kanalet televizive dhe u bë një debat nëse e teprova apo s'e teprova. Kur e pyten Donald Trump, ai tha se nuk e kuptonte?! “Këto fotografi ishin shumë të bukura dhe të lutem mos e ofendo fotografin tim, ai është shumë më i mirë se ai i “Victoria Secret””, tha ai.

Albana: Si përfundim, kaloi gjtihçka në favorin tënd dhe u lakua më shumë emri i Fadil Berishës?

Fadili: Duhet të rrezikosh një herë në fusha të ndryshme. Të gjithë e panë se kjo gjë ishte e mbrojtur, pastaj dhe vajza ime ishte prezent aty dhe e pyeta: A të ofendon kjo fotografi? Fare, tha, por do të kesh probleme. Doli një sukses shumë më i madh nga sa e kishim menduar Miss Universin. Bëri një famë në krejt botën, u fut në CNN dhe në çdo televizion amerikan.

Albana: Ndoshta kjo pati dhe shumë bujë më pas, sepse sigurisht nuk krijoi një impakt të vogël në publikun amerikan dhe në gjithë botën është publike, për më tepër sot vjen edhe në Shqipëri përmes këtij programi televiziv. Fadil, a e di se është hera e parë që unë të intervistoj ty dhe të kam një prej miqve të mi më të ngushtë?

Fadili: Krenaria më e madhe për mua është të kem figura shqiptare që kanë fituar çdo vit. Është një gjë shumë e bukur t'i tregosh botës bukurinë shqiptare me një nivel aq të lartë dhe me një publik aq të lartë dhe nga shpirti e bëj këtë gjithë krenari.

Albana: Fadil, momentalisht je duke u marrë me këtë sfitlatë. Ndërkohë, profesionalisht si vazhdon karriera?

Fadili: Me udhëtime. Isha në Kinë para një jave për dy javë. Tani jemi këtu për tërë javën e modës. Pastaj do të iki në Ken Ajron për një punë tjetër, pastaj do të vij në Shqipëri për 100-vjetorin. Kemi një ekspozitë prej 2 ditësh të një fotografi shqiptar. Pastaj kemi dokumentarin e Eliza Dushkut “Për Shqipërinë” në datën 5 dhe më datë 6 kemi një sfilatë me stilistë shqiptarë nga e gjithë bota që do të vijnë atje. Do të jem në Shqipëri në fillim të tetorit dhe pastaj do të kthehem në Nju Jork. Pastaj do të iki në Ukrainë dhe do të kthehem prapë në Shqipëri për Miss Albania. Do kthehem edhe në Prishtinë dhe pastaj do të iki në Afrikë.

Albana: Po me familjen a i kalove dy javë pushim këtë vit?

Fadili: Ishte një ndër gjërat më të mira në botë. Kur e panë bukurinë e Shqipërisë dhe panë edhe filmimin e dokumentarit të Eliza Dushkut, vetë zgjodhën për të pushuar në Shqipëri. Ishim në Kosovë për një ditë, pastaj ikëm në çdo vend në jug, në Dhërmi, një vend aq i bukur, me një ujë aq të bukur dhe krenaria më e madhe është se i treguam gjithë botës këtë bukuri të Shqipërisë. Pastaj kaluam prapë në veri dhe ishte një pushim shumë, shumë i mirë.

Albana: Fadil, citova pak më parë një listë të gjatë të emrave të celbrity, të njerëzve të famshëm amerikanë që kanë bashkëpunuar me ty. Ti je larguar shumë i vogël nga Kosova dhe tashmë je dhe një qytetar amerikan, por gjithmonë për Shqipërinë dhe shqiptarët, që kur sistemi i kaluar u largua, ti ke qenë prezent në çdo eveniment që të është dhënë mundësia, ke suportuar çdo artist shqiptar, qoftë ai i ri, qoftë pak i afirmuar, apo edhe ata që mund të jenë afirmuar dhe realizuar mirë në karrierat e tyre. Fadil, unë kam hasur në ambientet televizive njerëz te famshëm, të cilët sa herë që përmendet emri yt kanë një dashuri dhe një respekt shumë të veçantë. Të gjithë thonë se ai është “Nënë Tereza” i dytë, është një njeri kaq i mirë, kaq i mrekullueshëm dhe që ka ndikuar kaq shumë tek shqiptarët, saqë falenderimet janë pafund. Fadil, në emër të Top Channel unë të jap një falenderim shumë të madh. Faleminderit shumë që ke suportuar kaq shumë shqiptarët me çfarë ke patur t’i mundësi!

Fadili: Faleminderit juve. Pa ju s'mund të kisha bërë asgjë, as për këto vajza të bukura. Për mua ka qenë shtytje për çdo njeri, por më shumë e kam shpirtin për popullin tim dhe gjithmonë kam pasur dëshirë ta shoh popullin tim deri atje ku kam arritur unë, ta ndihmoj sipas mundësisë nga ana e fotografisë, e modelingut dhe miseve, me ato që kam në dorë. Jam shumë i kënaqur. Tani shoh se artistët në Tiranë, në Kosovë dhe në çdo vend ata po arrijnë gjithmonë e më shumë. Edhe këto vajzat e muzikës ju i keni parë vetë, si Rita Ora, etj, etj. Është hapur rruga dhe kjo më kënaq shpirtin. Kënaqem t'i shoh këto gjëra, të shoh shqiptarët, popullin tim në këtë vend ku jam unë.

Albana: Më vjen shumë mirë që pata mundësinë të komunikoj me ty, me një person që ka qenë një prej atyre që ka mbajtur pishtarin që kjo rrugë të hapej dhe ne të shikonim më qartë dhe të vazhdonte gjatë kjo rrugë. Fadil, të puth fort! Të dua fort, fort dhe bashkë mirupafshim!

Fadili: Mirupafshim.
Intervistoi: Top channel

KOMENTE