English

Londër. Trupi i copëtuar mendohej se ishte shqiptar, por nuk ishte e vërtetë

Një burrë rreth të 30-ve është gjetur disa km larg nga aeroporti i Heathrow në Londër sot orët e para të mëngjesit në rrugë, nga banorët e asaj rruge.

Banorët ishin të tmerruar kur që herët në mëngjes kishin parë vendin të mbytur në gjak dhe copa trupi të shkëputur dhe të shpërndarë gjithandej.

Policia dhe ambulancës iu desh të mblidhnin copat e trupit dhe më pas të pastronin vendin nga gjaku.

Të gjithë mendonin se ishte shqiptar por më vonë burime nga policia njoftuan se ishte nga Afrika e Veriut.

Shkaku mendohet të jetë hedhur nga aeroplani pasi nuk kishte paguar biletën e tij.

Ngjarje të tilla kanë ndodhur dhe pak më parë kur nuk paguajnë biletat e udhëtimit.
Hetimet vazhdojnë.

KOMENTE