Futbollisti brazilian tepër i talentuar dhe me famë Bruno Fernandes de Souza, nga një lojtar i famshëm ka dalë nga drejtësia një përbindësh.
27 vjeçari i martuar akuzohet për sakrifikim njerëzor. Ai akuzohet se ka rrëmbyer të dashurën e tij duke e krijuar situatën si rrëmbim dhe e ka torturuar dhe më pas e ka vrarë duke e therur, dhe më pas një pjesë të ndryshme ja ka hedhur qenit të tij ndërsa të tjerat i ka betonuar.
Eliza Samudio, modelja braziliane 25 vjeçare kishte patur lidhje me futbollistin e skuadrës braziliane Flamengo, ku dhe kishte mbetur shtatzanë dhe më pas kishte lindur djalin e dashurisë së tyre.
Djali ka qënë 4 muajsh ku e ëma u vra.
E gjitha erdhi kur modelja i tha se kishte mbetur shtatzanë dhe ai u tërbua pasi donte të mbronte reputacionin e tij pasi ishte i martuar. Me shumë kërcënime pasi nuk donte të pranonte djalin, ai lindi. Por modelja donte që ai të njihte atësinë e djalit. I ndierë në "faj" dhe për të rruajtur emrin që ai kishte fituar në futboll, vendos që të detyrojë gruan legale për të thënë që djalin e kishin marrë nga një çift tepër i varfër, pasi kishte planifikuar që të vriste modelen njëkohësisht nënën e vërtetë të djalit.
Organizoi gjithçka që të dukej si rrëmbim ku përfshiu një grup që përbëhej nga kushërinj të tij.
Pasi e rrëmbyen e çojnë në një vend pushimi ku Bruno Fernandes de Souza, kalonte ndonjëherë fundjavën me gruan e tij.
Atje ka kryer dhe masakrën.
Ai tani po vuan dënimin në burg prej 4 vjet e gjysmë për akuzën e rrëmbimit, ndërsa tani pas zbulimit të detajeve dhe vrasjeve çnjerëzore ai do të përballet me akuzën e vrasjes dhe krijimit të një bande ekzekutimi të krimit.