English

E zë gjumi në timon, gjen vdekjen Altin Kurti

Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur Plezhë, ka humbur jetën 21 vjeçari malazez.

Altin Kurti me makinën tip Wolksvagen Golf 5 me targa Ulqini ka dalë nga rruga dhe ka goditur trafik ndarësen.

Burime nga policia thonë se shkak për aksidentin ka qënë përgjumja e shoferit i cili udhëtonte nga Tirana për në Ulqin.

Burime të tjera thonë se viktima është i afërt edhe me kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti.

KOMENTE