Një nënë e re 23 vjeçare ishte duke shtyrë karrocën me beben e saj 4 muajshe në rrugët e Londrës dhe njëkohësisht ishte duke folur në telefon.
Por karroca një moment përmbyset dhe bebja Astala k muajshe bie në tokë, ndërsa nëna e re Peaches Geldof, gruaja e këngëtarit Thomas Cohen, nuk ndërpret bisedën në telefon por njëkohësisht kujdeset për ta ngritur beben dhe flet në telefon.
Për fat të mirë bebja nuk ka pësuar asgjë pasi ishte e mbështjellë dhe me kapele të vogël dhe rrobat e saj, por ajo ka fajësuar kryetarin e Bashkisë së Londrës për të çarat e rrugës dhe gropat nëpër trotuare që janë të paheratshme dhe të rrezikshme për kalimin me karrocë bebesh.