English

Peshëngritësit shqiptarë pezullohen nga të gjitha aktivitetet

Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes ka pezulluar peshëngritësit shqiptarë nga të gjitha aktivitetet.

Përdorimi i substancave të ndaluara nga peshëngritësit Hysen Plaku, Erkand Qerimaj, që ishin dhe rastet më të fundit, sollën në marrjen e këtij vendimi.

Vendimi do të jetë i vlefshëm deri në fund të vitit 2012, ku peshëngritësit shqiptarë do të humbin një sërë aktivitetesh tepër të rëndësishme.

Shqipëria do të humbasë pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror për të rinjtë, që do të organizohet në Sllovaki në datat 17-22 shtator, Kampionatin Evropian për të rinjtë që do organizohet në Izrael nga 29 nëntori deri më 9 dhjetor si edhe kupën e Mesdheut që do mbahet në Itali me 7-8 dhjetor.

KOMENTE