English

Rihanna surprizë në ceremoninë e mbylljes së Paralimpik në Londër

Një surprizë për mbylljen e ceremonisë së lojrave Paralimpike.

Ajo hyn si princeshë me një anije pirate punk në mes të stadiumit për të kënduar duet me këngëtarin Chris Martin.

Rihanna e veshur e gjitha në portokalli kishte fluturuar posaçërisht në Londër për ceremoninë e mbylljes së Olimpiadës.

Për të gjithë ata që nuk e prisnin ishte një surprizë. Por ka patur shumë dhe nga ata që e kanë kundërshtuar praninë e saj në një eveniment të tillë, duke thënë ajo nuk është britanike dhe nuk duhet të marrë pjesë. Të gjitha këto komente vinin nga rrejti social Twitter.
Të gjithë këngëtarët dhe grupet në ceremonitë e hapjes dhe mbylljes kishin qënë britanikë, ndaj dhe një arsye e fortë që Rihanna qe kundërshtuar.

KOMENTE