English

Shteti hesht kur banorëve po iu shemben shtëpitë, shprehet deputeti Subashi

Deputeti socialist Armando Subashi pasi ka qenë vetë pranë banorëve të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë dhe ka dëgjuar me vëmendje të gjitha shqetësimet e tyre për shtëpitë që u janë bërë të pabanueshme prej shpërthimeve, si dhe për dhunën e policisë kundrejt tyre të martën ka dalë në një prononcim për mediat.
Në fjalën e tij deputeti socialist Subashi tha se është e pafalshme që shteti hesht kur banorëve po iu shemben shtëpitë.

E pafalshme që Ministria e Ekonomisë vetëm pak muaj më parë premtoi zgjidhje, por tani hesht kur shpërthimet bëhen edhe më të fuqishme. Kjo indiferencë e shtetit dhe abuzimi i forcave të policisë ndaj banorëve, që janë në të drejtën e tyre, është konsideruar nga deputeti i PS, që është zgjedhur në qarkun e Fierit, si e patolerueshme.

Partia Socialiste tha Subashi do vlerësojë në maksimum mundin e djersën mijërave naftëtarëve e specialistëve të sektorit, duke i dhënë nderin dhe statusin që i takon

KOMENTE