Pas ndeshjes së parë për eleminatorët e kupës botërore ku Shqipëria mundi Qipron me rezultatin 3:1, sot do të luhet ndeshja tjetër Zvicër - Shqipëri.
Xhani De Biazi premton të pamundurën. Pikërisht në prag të sfidës së sotme në Lucernë, italiani ka dhënë një intervistë për të përditshmen “Neue Zürcher Zeitung”.
Ai shprehet: "vendasit janë favoritë, por shqiptarët e tij nuk do të dorëzohen".
Ndeshja e sotme pritet të jetë e fortë edhe për arsye të ngjarjeve të kohëve të fundit si dhe me largimin e futbollistit 16 vjeçar Dardan Maksutaj, i cili u largua nga ekipi i Zvicrës për të luajtur me kombëtaren shqiptare, por që ka ngjallur mjaft polemika në media.
"Do të bëj të pamundurën, për të marrë një rezultat të madh në fushën e lojës. Nga ana tjetër, ai pohon, se në Shqipëri ka shumë vështirësi, por ato kalohen me punë, për të bërë të pamundurën, kualifikimin në Botërorin e 2014-ës.", shprehet trajneri i kuq e zinjve De Biazi.