English

Hoxhaj: Gjermania partneri strategjik i Republikës së Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me Nikolaus Lambsdorff, Drejtor për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Ministri Hoxhaj e ka falënderuar z. Lambsdorff për ndihmën e jashtëzakonshme që ka dhënë Gjermania për Kosovën në të gjitha fazat, duke theksuar se Gjermania mbetet ndër partnerët kryesor strategjik të Republikës së Kosovës.

Hoxhaj ka njoftuar z. Lambsdorff për progresin në Kosovë, reformat që po ndërmerren nga institucionet si dhe për angazhimin maksimal të institucioneve të Kosovë në proceset integruese.

Ministri Hoxhaj po ashtu ka informuar zyrtarin e lartë të MPJ-së gjermane për agjendën shtetërore të Kosovës pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Ai theksoi se pas këtij vendimi historik, agjenda e vetme e Kosovës është avancimi i proceseve integruese të Kosovës, duke filluar nga heqja e vizave për qytetarët e Kosovës deri te studimi i fizibilitetit për marrëveshjen e asocim-stabilizimit.

Hoxhaj ka kërkuar përkrahjen e mëtutjeshme të Gjermanisë për Kosovën në proceset eurointegruese, duke e konsideruar këtë mbështetje vendimtare për Republikën e Kosovës.

Në anën tjetër, Nikolaus Lambsdorff, Drejtor për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ka shprehur përkrahjen e mëtejshme të Gjermanisë për Kosovën, përfshirë edhe proceset eurointegruese.

KOMENTE