Një tjetër shtetas shqiptar i cili udhëtonte për në Greqi ka gjetur vdekjen aksidetalisht, pasi makina që udhëtonte ka dalë nga rruga.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kakavijë-Janinë, në kilometrin e 40-të ku automjeti i cili drejtohej nga një shtetas shqiptar, rreth 50 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Mendohet se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit ndërkohë që policia greke po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.