English

Nishani-Sequi: Institucionet shqiptare do të bëjnë më të mirën e mundshme për marrjen e statusit

Presidenti i Republikës Bujar Nishani priti sot Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, Ambasadorin Ettore Sequi.

Gjatë takimit u bisedua për vizitën e pritshme që Presidenti Nishani do të zhvillojë në Bruksel, nga data 17-19 shtator 2012, ku do të takohet me autoritetet më të larta të BE-së.
Ambasadori Sequi inkurajoi Presidentin Nishani dhe nëpërmjet tij, institucionet shqiptare, të përmbushin kërkesat e paraqitura nga Bashkimi Evropian në lidhje me reformimin e sistemit gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, ligjin për kufizimin e imunitetit dhe reformën parlamentare.

Presidenti i Republikës nga ana e tij e garantoi Kreun e Delegacionit të BE-së në Tiranë se Institucioni i Presidentit dhe të gjitha institucionet shqiptare do të bëjnë më të mirën e mundshme për të shfrytëzuar në mënyrë efektive kohën e mbetur për të plotësuar kriteret që garantojnë marrjen e statusit të vendit kandidat në BE dhe se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për rritjen e standardeve edhe pas këtij momenti.

KOMENTE