Stina e thatë dhe e nxehtë në Shqipëri ka pakësuar ndjeshëm rezervat hidroenergjitike.
Zëvendës Kryeministri i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, i cili mbulon Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, thase situata po monitorohet me kujdes dhe se, gjatë javëve të ardhëshme, pritet një përmirësim i situatës në kaskadën e Lumit Drin, ku gjenden edhe hidrocentralet më të mëdha të vendit. Ndërkohë, duke ju përgjigjur dyshimeve të ngritura mbi kompanitë pjesëmarrëse në priavatizimin e Alpetrolit, zv. Kryeministri Haxhinasto tha se procesi është ligjor e transparent dhe se shumë shpejt do të përfundojë shqyrtimi i ofertave.