Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme - ka qënë akuza që ka çuar në
penalizimin e 7 personave në Durrës të cilët kanë ndërprerë qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës në Zonën e Sukthit, pasi CEZ kishte disa ditë që u kishte ndërprerë energjinë elektrike me pretekstin se nuk kanë paguar detyrimet e energjisë.
Personat e penalizuar janë:
Aleks Tola, 33 vjeç, fshati Perlat, Sukth;
Filip Kola, 50 vjeç, fshati Rrushkull Sukth;
Bujar Pashnjari, 38 vjeç, fshati Rrushkull, Sukth;
Armir Mane, 18 vjeç, fshati Kullë, Sukth;
Avni Hajdini, 40 vjeç, fshati Rrushkull, Sukth;
Bedri Take, 19 vjeç, fshati Kullë Sukth;
Agron Take, 24 vjeç, fshati Kullë, Sukth.