English

Ministri Panariti telegram ngushëllimi Sekretares së Shtetit të SHBA-së, Clinton

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Sekretares së Shtetit të SHBA-së, znj. Hillary Rodham Clinton, pas ngjarjes tragjike të datës 12 shtator 2012, kur si pasojë e një sulmi kundër Konsullatës amerikane në Bengazi, humbi jetën ambasadori Chris Stevens dhe tre zyrtarë të tjerë. Në të thuhet:

“Me hidhërim të thellë mësova rreth sulmit mizor dhe gjakatar kundër Konsullatës amerikane në Bengazi, ku humbi jetën ambasadori i SHBA, Chris Stevens dhe tre pjesëtarë të tjerë të personelit.

Me këtë rast, më lejoni Zonja Sekretare, t’Ju ngushëlloj Juve dhe nëpërmjet Jush familjet e të ndjerëve, duke ju shprehur ngushëllimet më të thella dhe ndjenjat e miqësisë më të sinqertë.

Në këto çaste të vështira për bashkësinë e Shërbimit me Jashtë të SHBA-së, i cili është i angazhuar dhe po përpiqet të ndihmojë popullin e Libisë për një jetë më të mirë dhe një të ardhme më të begatë, unë dëshiroj të ritheksoj qëndrimin tonë për të qenë përkrah diplomatëve amerikanë në kryerjen e këtij misioni.”

KOMENTE