English

Protestat për filmin anti-Islam, përhapen në të gjithë Lindjen e Mesme

Protestat kundër një film anti-Islam të bërë në SHBA janë përhapur në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Në Jemen, demonstruesit sulmuan ambasadën amerikane në Sanaa dhe kanë djegur flamurin amerikan, por u dëbuan përsëri nga forcat e sigurisë.

Në Egjipt, 224 njerëz u plagosën në protesta, tha ministria e shëndetësisë.

Në Libi, ku ambasadori amerikan u vra gjatë protestave në Bengazi të martën, zyrtarët thanë se ata kishin bërë disa arrestime në lidhje me sulmin.

Zyrtarët amerikanë thonë se ata po hetojnë nëse sulmi në Libi ishte i planifikuar, duke përmendur dyshime se një grup militant xhihadist mund të ketë koordinuar dhunën.
Kryeministri Ri i Libisë Mustafa Abu Shagur i tha agjencisë së lajmeve AFP se ka pasur një "përparim të madh" në hetimin në Bengazi.

"Janë bërë shumë aarestime dhe shumë të tjera janë në proçes" tha ai.

Zëvendës ministri i brendshëm Wanis al-Sharif, tha se policia ka mbledhur provat dhe, përveç atyre që janë arrestuar, disa militantë janë duke u monitoruar nga afër.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dënoi filmin që i dha shkas protestave "të neveritshme" dhe "të dënueshme".

SHBA ka hedhur poshtë plotësisht përmbajtjen e saj tha ajo në mesazhin e saj, por filmi nuk ishte justifikim për dhunën.

KOMENTE