English

19 persona vdesin nga alkooli dhe 24 në spital. Të gjithë të toksikuar

Çeki: Plot 19 veta ka shkuar numri i personave të vdekur për shkak të pijes alkoolike Vodka e cila ishte përzier me metanol toksik, ndërsa 24 të tjerë ndodhen të shtruar në spital.

Të gjithë kishin pirë vodka rum të lirë me metanol, një substancë toksike e përdorur për të zgjatur alkool në tregun e zi dhe të garantojë fitime të larta për prodhuesit.

Republika Çeke njoftoi masa emergjente të mërkurën pasi numri i të vdekurve nga helmimi metanol erdhi në rritje ku ishin përfshirë dy gra të moshës 28 dhe 21 vjeç. Kioska dhe tregjet janë ndaluar nga shitja e pijeve me më shumë se 30 për qind alkool dhe policia bastisi vendet e shitjeve.Në 410 vende, ata gjetën 70 raste të alkoolit ilegal.
Kryeministri Petr NECAS i bëri thirrje të gjithë çekëve që të përmbahen nga pirja e "alkoolit që e ka origjinën të pasigurt", por autoritetet ende kanë frikë nga numri i rritjes së vdekjeve.

Pak informacion ka lidhur me origjinën e këtij alkooli, por ai vjen nga rajoni Moravian-Silesian, në kufi me Poloninë ku papunësia është shumë e lartë dhe ata i kanë mënyra për të fituar para këto lloj tregëtish. Një mjek ka thënë se 150 veta kanë vdekur gjatë javëve të fundit dhe mirë është të bëhen autopsitë për të parë nëse dhe ata kanë vdekur nga alkooli.

KOMENTE