English

Macja mëson 7 vjeçarin të flasë

Lorcan Dillon, deri në moshën 7 vjeçare nuk ishte në gjendje të fliste, pas një gjendje që ai kishte kaluar dhe që mjekët e quajtën "heshtje selektive" e cila e la atë në gjendje që nuk mund të shprehte emocionet e tij përmes fjalës.

Prindërit ishin tepër të shqetësuar dhe gjithmonë përpiqeshin për të gjetur mënyra se si të nxitnin atë për të folur.
Dhe çudia ndodhi. Kur Lorcan Dillon shqiptoi fjalët 'I love you', për herë të parë, nëna e tij Jayne kuptohet që u ngazëllye pa masë.

Dhe kjo gjë erdhi në sajë të një mace që nëna e tij e kishte marrë për të e cila e ndihmoi atë që të shprehte emocionet edhe nëpërmjet fjalës.

Pas një qëndrimi 2 vjeçar me macen mardhënia e tyre ishte shumë e ngushtë, macja arrinte të kuptonte atë se çfarë do të thoshte, ajo e ndiqte Lorcan në çdo veprim të tij dhe një ditë nëna e dëgjoi të bisedonte me macen.

Çifti ka dhe një djalë tjetër 4 vjeç, por Lorcan që në moshën 2 vjeçare u kuptua që ai diçka kishte. Ai nuk të fliste gjithë ditën nëse dikush vinte në shtëpi për të ndenjtur me të, por rrinte në heshtjen e tij duke u marrë me gjërat e tij.

Ky çrregullim, që ndikon një në 1.000 fëmijë, është një kusht nervor i shkaktuar nga stresi. Të sëmurë shpesh mund të flasin në mjedisin e tyre në shtëpi, por e kan të vështirë të komunikojnë jashtë ose dhe në shtëpi me të panjohur.

Tani Lorcan është duke u përmirësuar çdo ditë madje dhe në shkollë ai arrin të lexojë mjaft mirë dhe të komunikojë, edhe pse stafi gjithmonë është i kujdesshëm me të dhe e ndihmon në nxitjen e shprehjes së emocioneve të tij.
Nëna e tij Jayne shprehet: "Unë e di se macet janë të destinuara të kenë një ndjenjë të gjashtë", dhe kjo ka funksionuar me djalin tim.

KOMENTE