English

Topalli merr pjesë në homazhet e Kryekomisar Adem Tahiraj

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mori pjesë në homazhet e zhvilluara në nder të shefit të komisariatit të Shijakut, Kryekomisar Adem Tahiraj, i cili humbi jetën në krye të detyrës një ditë më parë në Katund Sukth të rrethit të Durrësit.

Në këto momente të vështira, Kryetarja e Kuvendit ndau me familjarët e Kryekomisar Tahirajt dhimbjen dhe pikëllimin e thellë për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

“Sapo i bëra ngushëllimet bashkëshortes, dy vajzave të vogla dhe djalit të kryekomisarit të vrarë. Një akt jashtëzakonisht i rëndë, tmerrësisht i dhimbshëm. Adem Tahiraj ishte një djalë trim, i ndershëm, që i bëntë nder policisë së shtetit shqiptar. Sigurisht që lajmi ishte tronditës, shokues për të gjithë ne. Pashë shokët e tij që qanin. Pashë fëmijët e tij që dridheshin. Sigurisht që drejtësia do të gjejë fajtorët dhe dënimi do të jetë jashtëzakonisht i rëndë. Adem Tahiri ishte trim i jashtëzakonshëm. Modeli i policit. Dhe unë gjej rastin për t’i bërë ngushëllimet edhe shokëve të tij, policëve që punojnë me përkushtim, me ndërgjegje dhe me dashuri për atdheun,” tha zonja Jozefina Topalli.

KOMENTE