Boronica njihet për shumë efekte kuruese për njeriun. Ajo përmban: antocianide 0.3%, katekina 20%, flavonoide , acid malik, vit C,B kompleks, provit A . të pasura me kalcium, fosfor dhe magnez.
Disa nga efektet e saj janë:
1. Antiinflamator — ky është një efekt tjetër që i atribohet Boronicës. Efekt ky i ngjashëm me atë të Aspirinës, pasi tek boronica është gjetur i njëjti princip aktiv si tek aspirina, “Acidi Salicilik”. Në eksperimentet e kryera është parë që nivelet e acidit salicilik në gjak rriten pas konsumimit të boronicës, duke ndikuar kështu në uljen e nivelit të dhimbjes dhe në uljen e inflamacionit. Gjithashtu është acidi salicilik i cili ndihmon gjithashtu në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe në parandalimin e tumoreve të zorrës së trashë.
2. Antioksidant — Suplement i rekomanduar për dietë. Antocianidet ndihmojnë në eliminimin e radikaleve të lira, gjithashtu frenojnë humbjen e kaliumit nga eritrocitet që shkaktohet nga radikalet e lira.
3. Lehtësues dhimbjesh— efekti myorelaksues ndikon në lehtësimin e dhimbjeve premenstruale, dhimbjeve të mesit, dhimbjes së kokës apo nauzesë.
4. Diabeti — Boronica është e pasur me INSULINE VEGJETALE, ajo luan të njëjtin rol si Insulina që prodhon organizmi duke ndihmuar në uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Rekomandohet që çaji apo shurupi i boronicës të konsumohet pa sheqer të shtuar.
5. Diarre — boronica ka një efekt të mirë në trajtimin e diarrrese, ky është dhe një ndër efektet më të lashta për të cilat ajo njhet. Një kurë me 3 gota çaji apo shurupi në dite është idealja për trajtimin e diarrese duke eliminuar trajtimin me ilace.
6. Enët e gjakut — antocianidet kanë efekt shërues mbi dëmtimet e enëve të gjakut në nivel kapilar duke përmirësuar dhe elasticitetin e tyre. Mendohet se ky efekt vjen si pasojë e ndikimit mbi strukturën e kolagjenit. Si pasojë e këtij efekti shërues arrijmë të marrim disa benefite nga konsumi i boronicës: 1.Reduktim të tensionit të gjakut dhe stabilizimin e tij në nivele normale. 2.Reduktim të edemës (enjtjes së këmbëve) në rast të sindromës së venave varikoze. 3.Reduktim të hemorroideve në rast shtatzanie. 4.Reduktim të hematurisë mikroskopike (shfaqjes së qelizave të gjakut në urinë) si pasojë e dobësisë së kapilarëve renal. 5.Reduktim të epistaksis-it (hemoragjisë nga hundet). 6.Përmirësim i lëvizshmërisë së artikulacioneve në sindrom Raynaud.
7. Gjaku — efekti antiagregant i atribohet antocianideve. Mendohet si pasojë e rritjes së AMP-c dhe reduktimit të Tromboksanit. Ky efekt ul mundësinë e formimit të trombeve të gjakut duke parandaluar një sërë sëmundjesh të rrezikshme si Tromboembolia pulmonare, Infarktet e Trurit apo organeve të tjera.
8. Stomaku — antocianidet është parë se kanë dhe efekt stimulues të mukozës mbrojtëse të stomakut por pa ndërhyrë në mekanizmin sekretor, për pasojë ato ndihmojnë në parandalimin e ulçerës gastrike pa prishur tretjen e ushqimit.
Shurupin e boronicës dhe çajin e gjeni pranë
BiopharmHERBARIA
Rruga Myslym Shyri / Tiranë
(50 m nga karburanti ALPET)