English

Gruaja më e shëmtuar në botë. Objekt studimi i mjekësisë (FOTO)

Ajo që kur ka qenë e vogël është tallur nga e gjithë shoqëria por me kalimin e kohës ajo u rrit dhe fjalët nuk i bënin më përshtypje.

Lizzie Velasquez nga Austin, Texas, u lind pa indin dhjamor - që do të thotë se ajo nuk ka asnjë yndyrë në trup, pavarësisht se ha 60 vakte të vogla në ditë përsëri mbetet tmerrësisht e dobët (fotot janë në krah).

Mjekët mendojnë se kjo gjendje e rrallë deri tani është gjetur vetëm në 2 njerëz në botë. Ajo ka lindur 4 javë para kohe dhe në mitrën e nënës së aj lëngu amniotik nuk ishte i mjaftueshëm dhe nuk e shpjegojnë dot se si ajo ka mbijetuar.

Miss Velasquez thotë se ajo ha ushqim me kalori të lartë çdo 15-20 minuta për të mbajtur nivelin e saj të energjisë lart.
Ajo tashmë është studente universiteti dhe ka shkruar librin e saj të 2-të.
Në moshën 4 vjeç ajo ka humbur shikimin në njërin sy, dhe mjekët përsëri nuk japin asnjë diagnozë.
Ajo u rrit me një sy kafe dhe një blu. Rasti i zonjës Velasquez ka hipnotizuar mjekët në të gjithë botën dhe ajo është pjesë e një studimi të drejtuar nga Profesor i gjenetikës Abhimanyu Garg në Universitetin e Texasit, Southwestern Medical Center në Dallas.
Nuk dihet e ardhmja e saj por mjekët shprehen se kockat e saj janë në rregull dhe ajo ka dhëmbë të shëndetshëm. Rasti i saj do të vazhdojë të studiohet pasi mjekët kanë shumë pak informacion për këto raste dhe përsëri rasti nga rasti ndryshon.
Ajo ka një motër dhe një vëlla të cilët janë normalë.

KOMENTE