Një turmë njerëzish në Guatemalë mori hak me vdekje kundër një burri që vrau dy fëmijë në një shkollë fillore.
Ministri i brendshëm Mauricio Lopez Bonilla tha se një i dehur dhe i droguar Julio Saquil hyri në shkollë në krahinën veriore të Alta Verapaz dje dhe preu fytin e dy fëmijëve me një hanxhar.
Z. Bonilla tha se një turmë e përbërë prej banorëve dhe mësuesve arriti të kapte 35 vjeçarin dhe e dogjën të gjallë në oborrin e shkollës.
"Ai ecte nëpër klasa dhe në njërën prej tyre sulmoi studentët një djalë 13 vjeç dhe një vajzë 8 vjeçe duke ia prerë fytin.
Zyrtarët lokalë të sigurisë thanë se i autori i krimit kishte një histori të problemeve të drogës dhe dhunës, por ata nuk kanë identifikuar ende një motiv për sulmin.
Raste të tilla në këtë vend janë të shpeshta dhe në mungesë të policisë e cila është e rrallë, banorët vendosin me mënyrat e tyre drejtësinë.
Fotot në krah tregojnë se si banorët torturojnë dy hajdutët e lagjeve të tyre.