Këtë radhë operacioni i kapjes së profesorëve të universiteteve shqiptare për marrje rryshfetesh ka ndaluar në Elbasan në universitetin "Aleksandër Xhuvani".
Pedagogu i gazetarisë Isidor Koti, ka rënë nën prangat e policisë së Elbasanit për marrje rryshfetesh në këmbim të notave kaluese për studentët.
Por dhënia e rryshfeteve për marrjen e provimeve nuk është problem vetëm i universiteteve por ky fenomen ka prekur të gjitha hallkat e sistemit arsimor në Shqipëri.
Gjatë muajve shkollorë të këtij viti kanë rënë në pranga disa pedagogë dhe mësues siç ishte rasti i Fran Qafa, pedagog i Fakultetit Juridik në Universitetin e Shkodrës apo mësueset që u arrestuan gjatë sezonit të provimeve të maturantëve.