Një tjetër efektiv i policisë ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme teksa po kthehej nga shërbimi.
Miho Mihali, 51-vjeç po udhëtonte me një automjet me targa AS 754 YB në aksin Krinë-Asim Zeneli, kur ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar.
Ai është dërguar në spitalin e Gjirokastrës por si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur dot t'i rezistojë, ai ka ndërruar jetë.
Policia po heton shkaqet e që çuan në aksidentin tragjik.