Nazime Visha, 18-vjeçarja e akuzuar për vrasjen e Fiqiri Muçës, do të vazhdojë të mbetet në burg edhe pse sot skadonte masa e dhënë më parë, më 16 gusht, nga Gjykata e Tiranës, me 30 ditë burg. Gjykata e Tiranës, e cila vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë, për të lënë në burg, 18- vjeçaren deri në përfundim të hetimeve për vrasjen, ka dhënë sot vendimin e saj.
Nazime Visha akuzohet për vrasjen e 45-vjeçarit Fiqiri Muça në muajin gusht, në Kërrabë të Tiranës. Ai ishte kunati i motrës së 18-vjeçares dhe mik i familjes. Por sipas dëshmive të vajzës, prej vitesh ushtronte dhunë psikologjike mbi të, duke e kërcënuar që të kishin lidhje intime, ndërkohë që sipas saj ishte bërë edhe shkak për ndarjen e 18-vjeçares nga i fejuari.