English

Rexhepi priti ministrin e Brendshëm të Kantonit të Bernës së Zvicrës

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, priti dje një delegacion nga Kantoni i Bernit të Zvicrës të kryesuar nga Ministri i Punëve të Brendshme i Kantonës së Bernit, Hans Jurg Kaser. Me këtë rast, ministri Rexhepi e falënderoi delegacionin zviceran për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po i japin Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit ministri Rexhepi i njoftoi edhe për gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës dhe se Ministria e Punëve të Brendshme gjatë periudhës së fundit janë marrë një varg operacionesh për vënien para drejtësisë të personave që janë të përfshirë në vepra të ndryshme kriminale.

Delegacioni zvicrran u shprehën të gatshëm që të vazhdojnë përkushtimin për ndihmë ndaj Institucioneve të Kosovës dhe vlerësuan raportet e mira mes popullit zviceran dhe shqiptar, ku dihet se në Kantonin e Bernës jetojnë një numër i madh i qytetarëve të Kosovës.

KOMENTE