Vladimir Putin ka pranuar se disa nga aventurat e tij të medias me kafshët e egra u bënë me kujdes, por tha se ato ishin të vlefshme sepse ata tërhoqën vëmendjen për projekte të konservimit.
Paraqitjet e presidentit rus me çdo gjë nga tigrat në balena kanë qenë një element kryesor i TV shtetëror rus për vite me rradhë, duke forcuar imazhin e tij si një njeri i veprimit.
Ato kanë tërhequr tallje nga kritikët, megjithatë, ata i kanë krahasuar ato si propogandë të stilit sovjetik.
Putin gjithmonë ka dashur të "luajë" me mediat, duke i ftuar ata të xhirojnë dhe raportojnë për veprimet dhe lojrat që ai bën, psh kur fluturon, luan me tigrat, merr trajnime për karrate, që sipas tij njëkohësisht janë një publicitet për t'i afruar më shumë njerëzit dhe të kuptojnë se dhe ai është si gjithë të tjerët.
Por një gazetare e patundur e kritikave ndaj Putin ishte shprehur se çdo gjë është e organizuar dhe ai i bën vetëm për t'u dukur, dhe në një nga aventurat e tij ajo kishte refuzuar të shkonte dhe të xhironte atë.
Por veprimi i kushtoi humbjen e punës. Asaj iu bë oferta përsëri por me kusht që të tërhiqte mbrapsht ato ç'ka kishte thënë.
Ajo nuk pranoi pasi nuk mund të dyshojë në mendimin e saj.