English

13 policë pezullohen nga puna. Nuk ndaluan gjuajtjen me miell ndaj kryeministrit

Makina e kryeministrit para dy ditësh u qëllua me miell në kohën që kryeministri do të futej në kuvend.

Personat që gjuajtën u identifikuan dhe ata ishin pjestarë nga ish-të përndjekurit politikë.
Por nuk mjaftoi me kaq. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj 13 policë të këtij komisariati janë pezulluar nga detyra, mes të cilëve janë edhe komadanti i grupit dhe shefi i rendit në komisariatin numër 1.

Arsyeja pasi nuk siguruan rendin si dhe nuk ndaluan gjuajtjen me miell ndaj kryeministrit.
Të 13 policët do të kalojnë në komisionin e disiplinës për t’iu nënshtruar masave për mosndërhyrje e mos neutralizim të dy personave që goditën makinën e kryeministrit.

KOMENTE