English

16 shtator 1942. Konferenca e Pezës mbush sot 70 vjet

16 shtator 1942 në Pezë të Tiranës u mblodhën krerët e PKSH, forca e vetme politike që drejtonte organizmat ushtarake të qujatura Partizane.
Në këtë konferencë u vendos krijimi i Shtabit të Përgjithshëm ANÇL me komisar ENVER HOXHEN dhe Komandant SPIRO MOISIUN.
Konferenca e Pezës u quajt kuvendi i parë pluralist. Protagonistë të këtij kuvendi ishin përfaqësues të krahinave, dhe besimeve të ndryshme fetare, klasa dhe shtresa me bindje politike nga më të ndryshmet.
Konferenca e Pezës është e treta lidhje shqiptare për nga rëndësia historike pas:

Lidhjes së Lezhës
dhe Lidhjes Shqiptare teë Prizrenit!

Dhe sot mbushen 70 vjet nga mbajtja e Konferencës së Pezës. Si çdo vit në këtë datë në fshatin Pezë po zhvillohen aktivitete përkujtimore me pjesëmarrjen e veteranëve të luftës Naçional Çlirimtare. Gjithashtu në ceremoninë përkujtimore ka marrë pjesë edhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta.

KOMENTE