Policia ka vënë nën pranga një prej hajdutëve më të rrezikshëm në Alaska.
Jason Barnum me shumë tatuazhe i cili pranoi plaçkitjen e shtëpive dhe vjedhjen e makinave për të financuar zakonin e tij të heroinës u përball me të shtëna me një oficer policie.
Jason Barnum u akuzua për vrasje në tentativë të shkallës së parë dhe dy akuza të sulmit në shkallën e tretë, pas incidentit në Merrill Terren Inn në Anchorage, Alaska, ditën e enjte.
Fytyra dhe trupi i 37 vjeçarit është i mbuluar me tatuazhe të frikshme dhe ai u zbulua nga shkëmbimi i zjarrit që kishte patur me policin pasi e kishte njohur nga një foto në facebook postuar më parë.
Ai pohoi se vjedhjet bëheshin natën kur njerëzit flinin dhe operonin në grup.
Ai kërkohej nga policia që në vitin 1993 por në sajë të ndryshimeve fizike dhe merave që bënte ai nuk kishte mundur të binte në prangat e policisë.