Në fshatin Thanë të Elbasanit një ngjarje e tmerrshme që ka tronditur të gjithë banorët e zonës ka ndodhur ditën e sotme ku babë e bir kanë gjetur vdekjen gjatë hapjes së një pusi.
Florenc Hoxha, 26 vjeç ishte i pari që ishte futur në pusin pranë shtëpisë në një thellësi 20 m. Më pas babai i kishte folur djalit por ai nuk përgjigjej, dhe është futur dhe vetë për të parë se çfarë kishte.
Por për fat të keq nuk kanë mundur të dalin të gjallë asnjëri prej tyre. Familjarët kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur bashkë me forcat polumbare që kanë bërë të mundur në fillim trupin e babait Enver Hoxha 56 vjet dhe më pas trupin e djalit 26 vjeçar.
Policia po punon për shkaqet e këtij aksidenti edhe pse mendohet që vdekja të ketë erdhur nga asfiksia brenda në pus.