English

Dollari pëson rënie, ndërsa euro forcohet

Nuk ishte shumë e gjatë "beteja" ndërmjet dollarit dhe euros, dhe përsëri euro është në pozitë.

Ditët e fundit dollari ka pësuar një dobësim dhe euro është këmbyer me 139 lekë duke fitiar 4 pikë më shumë kunderejt lekut.

Kjo vjen si pasojë e rritjes së kërkesës nga tregëtarët q importojnë mallra nga vende të Europës, shprehen ekspertët e këmbimit valutor.
Dollari amerikan, është dobësuar me 6 pikë ditët e fundit. Një dollar aktualisht shkëmbehet me 106 lekë nga 112 që shkëmbehej pak ditë më parë.

Ata që përfitojnë prej kësaj situate janë eksportuesit, të cilët e blejnë mallin në lekë dhe e shesin në euro.
Humbje nga vlerësimi i euros ka edhe qeveria, e cila do te paguajë më shumë për borxhin e jashtëm.
1336

KOMENTE