Punonjësit e pastrimit të qytetit, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Korçës kanë gjetur një vajzë 26 vjeçare, pjestare e komunitetit rom, të keqtrajtuar dhe të hedhur në kazanët e plehrave.
Ata lajmëruan policinë dhe menjëherë vajza është dërguar në spital ku sipas mjekëve është në gjendje të rëndë.
Esilda Elmazi kishte plagë të shumta në trup ndërkohë bashkëshorti i saj Romeo Elmazi është shpallur në kërkim nga policia.